E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjen makina në veri të Kosovës

Dy automjete të tjera me targa të republikës së Kosovës, në pronësi të shtetasve serb, janë djegur gjatë natës në veri.

 

Sipas policisë, makinave iu është vënë zjarri në leposaviç, në dy vende të ndryshme.

 

Reklamë

Gjatë 3 ditëve të fundit, në veri të kosovës janë djegur në total 7 automjete.

 

Të enjten dhe të premten u dogjën gjithashtu makina në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

 

Deri më tani nuk dihet kush janë autorët e ngjarjes.

 

Ambasadorët perëndimorë në prishtinë kanë dënuar djegien e automjeteve, ndërsa e kanë quajtur veprimin kriminal dhe frikacak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë