E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Digjen kutitë e votave me postë në SHBA, incidentet në 3 vendndodhje të ndryshme

Qindra fletë votimi janë djegur në dy ditët e fundit si pasojë e zjarreve të qëlimshme të vendosur në kutit e votimit në tre shtete amerikane. Bëhet fjalë për kutit e votimit të cilat shërbejnë për mbledhjen e vullnetit të qytetarëve përmes postës.

Incidentet u shënuan në tre vendodhje të ndryshme, uashington  Portland dhe Vankuver.  Autoritetet kane nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të cilat dyshohet që janë të lidhura me njëra tjetrën.

Kamerat ka fiksuar një automjet që afrohet në njërën prej kutive të votimit edhe vendos breda saj një lëndë plasëse.

Autoritetet kanë zëvendësuar menjëherë kutit e dëmtuara dhe kanë shtuar masat për parandalimin e incidenteve të tjera.

Votimi me postë eshte shoqëruar me kritika të shumta pavarësisht se në zgjedhjet e fundit, votat e këtyre kutive nuk ndikuan në rezultat.

Gjashtë shtete kanë ndaluar kutitë e votimit që nga viti 2020: Arkansas, Misisipi, Misuri, Karolina e Veriut, Karolina e Jugut dhe Dakota e Jugut ndërsa shtete të tjera kanë kufizuar numrin e tyre duke lejuar vetëm një kuti postare për qark. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh