E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Rajoni

Digjen flamujt e Shqipërisë e Kosovës

Persona te paidentifikuar kane djegur gjate natës se shkuar flamujt e Shqipërisë dhe te Kosovës ne ndërtesat e ambasadave shqiptare e te Kosovës ne kryeqytetin malazez, Podgorice. Ministria e Punëve te Jashtme dhe ajo e Integrimit Evropian te Malit te Zi e kane dënuar ashpër kete akt te djegies se flamujve. Ne një njoftim te saj, thuhet se ministria është ne komunikim te vazhdueshëm me ambasadat e te dyja vendeve dhe ka bere thirrje qe autoritetet kompetente te marrin te gjitha masat e nevojshme per te identifikuar autoret. Pranë flamujve te djegur ishte edhe nje flamur i Malit te Zi, por ai nuk është dëmtuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë