Ne qytetin e Vlorës janë djegur dy automjete.

Zjarrëfiksit së bashku me policinë shkuan në vendgjarje duke bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip Fiat me targa bullgare.

Zjarri është përhapur edhe tek një makinë tip Benz e cila ishte parkuar pranë makinës së parë. Policia dyshon se ngjarja ishte e qëllimshme.

Gjatë kohëve të fundit janë shtuar rastet e djegjes së qëllimshme të automjeteve, ku sipas hetuesve autorët përcjellin mesazhe kërcënuese ndaj pronarëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *