E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Vendi

Digjen barakat e romëve në Shkodër  

Ne orët e para te mëngjesit ne qytetin e Shkodrës jane shkrumbuar nga flaket disa baraka ku  jetonin  15 familje rome. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 6.30 te kesaj te shtune, poshtë zones se kalasë.  Fillimisht zjarri ka rene ne nje nga çadrat e ngritura dhe me pas flaket jane përhapur me shpejtësi. Dyshohet se shkak ka qene nje pakujdesi e banoreve, ose nje shkëndije elektrike. Edhe pse u lajmëruan forcat zjarrfikëse, ato mbërritën kur gjithçka ishte shkrumbuar. Pamjet qe shihni jane dërguar nga vete banoret ne faqen e Vizion Plus  ne facebook.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë