E martë, 6 Tetor 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Digjen 7 fëmijë në Kanada, familja siriane i shpëtoi luftës por jo flakëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kanadanë, pasi 7 fëmijë të së njejtës familje, më I vogli vetëm 3 muajsh, humbën jetën si pasojë e një zjarri që përshiu shtëpinë e tyre në qytetin lindor kanadez Halifax.

Autoritetet bënë të ditur se familja ishin refugjatë të ardhur nga Siria. Dy prindërit e fëmijëve më i madhi 17 vjecc, janë lënduar dhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spital.

Reklamë

Shkaqet e zjarrit nuk janë zbardhur ende.

Fqinjët e familjes siriane kanë thënë për mediat se një shpërthim i madh u dëgjua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Kryetari i bashkise se Halifax-it ngushëlloi familjen për humbjen e madhe, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për tragjedinë e rëndë.

 

Më shumë video

Reklamë