Të pasurit e një regjimi ushqimor të shëndetshëm, është thelbësor për shëndetin në përgjithësi. Fatkeqësisht njerëzit mbipeshë dhe obezë rrezikojnë më shumë nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, gërhitjet në gjumë dhe kanceri.

 

Për të ulur në minimum rrezikun, është e rëndësishme që të arrihet një peshë e ekuilibruar, nëpërmjet një regjimi korrekt ushqimor.

 

Më poshtë sjellim një dietë të rekomanduar gjerësisht nga kardiologët, e cila nëse mbahet për pesë ditë me radhë, mundëson humbjen deri në 15 kilogramë. Për mëngjesin në të gjitha ditët këshillohet një gotë qumësht.

 

E hëna

 

Dreka: Një vezë e zier, një gotë kos, një portokall

 

Darka: Dy vezë të ziera, një fetë buke integrale, gjysmë kastraveci ose pak sallatë jeshile me një kokërr domate

 

E martë

 

Dreka: Një vezë e zier, një gotë kos, një portokall

 

Darka: 125 gramë mish të kuq, një fetë buke integrale të thekur, një portokall dhe një filxhan çaji me shumë pak sheqer

 

E mërkurë

 

Dreka: Një vezë e zier, një kastravec, një portokall

 

Darka: 125 gramë mish të kuq, një fetë buke integrale të thekur, një portokall dhe një filxhan çaj

 

E enjte

 

Dreka: 125 gramë gjizë pa kripë, një fetë buke integrale të thekur dhe një portokall

 

Darka: 125 gramë mish të kuq, një fetë buke integrale të thekur, një portokall dhe një filxhan çaj

 

E premte

 

Dreka: Një fetë buke integrale e thekur, 200 gramë mish peshku dhe një kokërr domate

 

Darka: Gjysmë kilogramë karota me avull, shoqëruar me bizele dhe patate

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *