Dieta “Dukan”, një nga më të famshmet e kohëve të fundit ka mbledhur rreth vetes shumë përkrahës por në të njëjtën kohë ka shkaktuar edhe një nga debatet më të fuqishëm në botën e dietologëve.

 

Dietologë, mjekë dhe specialistë të ushqyerjes kundërshtojnë me argumentin: DËMTON SHËNDETIN! Edhe pse mjekët janë tmerruar nga kjo dietë, statistikat tregojnë se është shumë popullore mes të famshmëve.

 

E kanë ndjekur me përpikëri:  Dukesha e Kembrixhit, Kate Midellton dhe nëna e saj, Xhenifer Lopez, Gisele Bundchen, Katherine Jenkins, etj Penelope Cruz i tregoi gjithashtu shtypit se ajo e ndoqi këtë regjim diete për të humbur kilogramë pas lindjes së fëmijës së saj.

 

Natyrisht që nuk mungojnë dhe kundërshtarët që së fundmi janë shtuar shumë. Ata janë ish-kolegë të Pier Dukan, mjekë që e akuzojnë atë për komercializëm dhe duke e shenjuar dietën si të rrezikshme dhe me efekte anësore për shëndetin e njeriut.

Dhe kështu është hapur një debat midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të kësaj diete.

 

Dieta Dukan, po apo jo?

Kundërshtarët e dietës theksojnë se pavarësisht se dieta ju bën të humbisni shumë shpejt kilogramët e dëshiruar, kjo nuk ka vlerë pasi është një dietë e paekuilibruar. Sipas tyre këta kilogramë mund të merren sërish pas përfundimit të dietës. Sërish sipas tyre, edhe po të mos hash apo të vraposh 10 km mund të dobësohesh, por vështirësia është të humbasësh peshën e duhur në mënyrë të qëndrueshme për gjithë jetën.

 

Përdorimi i tepërt i proteinave shton acidin urik, rritet ndjeshëm veprimtaria e mëlçisë dhe veshkave dhe humbet kalciumi duke rritur riskun e osteoporozës. Autori i “China Study” shkon më tej duke na shpjeguar pse përdorimi i madh i proteinave shtazore lidhet me gjenezën dhe zhvillimin e masave tumorale. Handikapi tjetër i kësaj diete është mungesa e vitaminave, antioksidanteve dhe fibrave që mund të gjenden vetëm te perimet, frutat apo drithërat, – shkruan Living.

 

Të gjitha këto janë mangësi që në fillim nuk japin shenja por me kalimin e kohës mund të japin efekte të padëshiruara.

 

Kështu që debati është i hapur ende midis entuziastëve të Dukan dhe kundërshtarëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *