Kur nisni një dietë, dëshironi të arrini rezultate të menjëhershme, që do ju bëjnë të dukeni bukur nga pamja e jashtme dhe të ndiheni mirë fizikisht. Kjo ndodh, sepse shoqëria jonë kërkon arritje të menjëhershme: kur duam diçka, duam që ta bëjmë menjëherë realitet. E njëjta gjë vlen edhe për humbjen në peshë. Bëhemi të padurueshëm kur nuk humbasim kilogramë aq shpejt sa ç’prisnim, prandaj e kemi më të lehtë të heqim dorë, në vend që të vazhdojmë me këmbëngulje. Kjo dietë është krijuar për të dhënë rezultate të shpejta dhe efektive. Ky plan ushqimor do t’ju bëjë të rëzoni kilogramë në 3 ditë.

Dita e parë
Mëngjes: Një fetë bukë e thekur me gjalp kikiriku, gjysmë qitro ,një filxhan çaj apo kafe
Dreka: Një fetë bukë integrale, më pak se 100 gr peshk ton, çaj apo kafe sipas dëshirës
Darka: 85 gram mish të përgatitur me pak bizele, një mollë, gjysme banane, një kupë akullore.

Dita e dytë
Mëngjesi: Një fetë bukë e thekur, një vezë e zier, gjysmë banane, çaj apo kafe sipas dëshirës
Dreka: Një vezë e zier, një fetë djathë i bardhë, 5 biskota, çaj apo kafe.
Darka: Një karrotë dhe brokoli të zier, gjysmë banane, një kup akullore me vanilje.

Dita e tretë
Mëngjesi: Djathë, 5 biskota, mollë, çaj apo kafe
Dreka: Një fetë bukë, një vezë, çaj apo kafe sipas dëshirës
Darka: Peshk ton, gjysmë banane, një kup akullore
Shënim: çajin apo kafen duhet ta pini me shume pak sheqer./Burimi ”Shëndeti”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *