E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Diego Zelka: AGT më hapi dyert për të ardhmen, e arrita qëllimin

Ilustrim · Vizion Plus

Albania’s Got Talent më hapi dyert e jetës. Kështu është shprehur Diego Zelka, i cili u rendit i dyti në natën finale.

I ftuar në Living Day në Vizion Plus, Zelka deklaroi se konkurrimi në AGT e bëri të njohur për publikun shqiptar dhe tashmë është në diskutime për të nënshkruar disa kontrata.

Renditja i dyti në spektaklin e talenteve për Diegon ishte një qëllim i përmbushur.

Nuk kam shumë ndjekës dhe dje ishte surprizë. Jam kam arritur qëllimit, të isha në vënd të dytë dhe të kisha aq shumë vota.

Është e rëndësishme edhe për promovime, sepse po më vijnë ftesa për evente konkrete. Jam në diskutim e sipër.  Rrugët po hapen dhe do hapen edhe më shumë”, tha Diego Zelka.

Ai më tej ndau edhe emocionet e këngës “Caruso” të Lucio Dalla-s, teksa kishte edhe një falenderim zemre për produksionin e spektaklit dhe jurinë.

““Caruzo” është një këngë që ka melodi të bukur, tekst të bukur. Te Caruzo kam imagjinuar vetëm detit që është në sfond. E kam përjetuar shumë. Doja të falenderoja produksionin dhe jurinë”, tha Diego Zelka./vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh