Sulmuesi Atletico Madrid, Diego Costa është bërë shembull nga Federata spanjolle e Futbollit.

 

Federata vendosi që ta përjashtojë me 8 ndeshje sulmuesin spanjoll duke e detyruar që të mbyllë sezonin përpara kohe.

 

Shkak I dënimit është bërë ofendimi ndaj gjyqtarit Gil Manzano në ndeshjen e fundjavës përballë Barcelonës.

 

Sulmuesi spanjoll e shaku nga nëna arbitrin duke bërë që ky I fundit të nxirrte kartonin e kuq.

 

Komisioni Disiplinor e morri vendimin pas analizimit të pamjeve filmike dhe pasi dëgjoi për herë të dytë versionin e arbitrit duke mos besuar deklaratën e sulmuesit spanjoll.

 

Diego Costa u dënua me 4 ndeshje për ofendimin e bërë dhe me 4 të tjera pasi e preku me duar gjyqtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *