E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dibranët në protestë për Skavicën, kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it

Banorë të Dibrës të cilët vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it të Skavicës zhvilluan mëngjesin e kësaj të marte një protestë simbolike në rrugën e Arbrit në Bulqizë.

Ata protestuan për disa minuta në hyrje të tunelit të Qafës së Buallit duke kërkuar anulimin e projektit, i cili sipas tyre shpopullon Dibrën me përmbytjen e 32 fshatrave.

Projekti është paditur në Gjykatën Kushtetuese nga banorët. Banorët e Dibrës shprehen se nuk do të ndalen në luftën e tyre për të mos lejuar ndërtimin e kësaj vepre hidro-energjetike./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë