E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dibër, zjarr në Vlashaj të Lurës, shkrumbohen dy shtëpi pushimi

Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë në fundjavë masivet pyjore në Bulqizë e Dibër. Dyshohet se dhjetë hektar pyje me pishë u dogjën në fshatin Vlashaj të Lurës. Për tre ditë me radhë banorët u përballën me zjarrin, ndërsa në ndihmë të tyre shkoi të dielën edhe ushtria.

 

Flakët e zjarrit shkuan në zonën e banuar të fshatit Vlashaj ku dogjën dy banesa. Për shkak të flakëve u dogjën krejtësisht dy banesat e familjeve Nezir e Xhelil Bucit, të cilat përdoreshin si shtëpi pushimi.

 

Reklamë

Fatmirësisht flakët nuk shkaktuan dëme në njerëz, por vetëm dëme të mëdha materiale.  Drejtues të Emergjencave Civile në Dibër thanë se vatra e zjarrit është vënë nën kontroll.

 

Edhe vatra e zjarrit në fshatin Mazhicë të Shupenzës është shuar e gjitha.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë