Subscribe

Një krim i rëndë tronditi Dibrën në orët e para të së martës.

 

Një 32 vjeçar u ekzekutua me arme zjarrin rreth orës 1 e 30 minuta ne fshatin Maqellarë në rrethana krejt misterioze. Persona ende të paidentifikuar e qëlluan me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend Elsim Kosiqin.

 

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se Kosiqi po kthehej për në shtëpinë e tij në Maqellarë dhe vrasësit i kishin zënë pritë tek porta. Mësohet se sapo ka parkuar mjetin e tij tip Bez para derës së shtëpisë, autorët kanë përfituar nga porta e hapur dhe janë futur në oborr, duke e qëlluar tri herë me armë zjarri tip pistoletë e më pas duke përfituar nga errësira, autorët mundën të largohen me shpejtësi në këmbë.

 

Ishin familjarët të cilët dëgjuan të shtënat e armëve te zjarrit. Pasi dolën ne oborr e gjeten 32 vjeçarin të pajetë.

 

Banoret e zonës thonë se 32 vjecari nuk ishte problematik.

 

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje, ndërkohë uniformat blu sekuestruan gëzhojat ne vendngjarje dhe prova te tjera. Burimet e policisë konfirmuan se po verifikohen lëvizjet e tij të fundit. Dyshohet se ai kishte darkuar në Dibër të Madhe me disa persona.

 

Pas krimit policia e Dibrës ngriti postblloqe të shumta në rrugë dhe po ushtrohen kontrolle në zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *