E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Dibër, spitali Rajonal gati për të pritur pacient me Covid-19

Duke marrë shkak nga numri i lartë i të infektuarve me Covid-19 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ka vendosur të bëjë gati spitalet rajonale.

Burime pranë spitalit Rajonal të Dibrës bëjnë të ditur se janë bërë gati 73 shtretër për të pritur pacientët e prekur nga koronavirusi.

Kjo është komunikuar gjatë mbledhjes së sotme të stafit shëndetësor të këtij spitali. Ndërsa nuk dihet se kur pavionet do të presin pacientët e parë.

Po ashtu veç 73 shtretërve të përgatitur sëfundmi, mësohet se do të përdoren edhe dhomat e infektivit brenda këtij spitali.

Vazhdo të lexosh

Reklamë