Situata nga dëbora vijon të krijojë probleme në qarkun e Dibrës.

 

Dhjetëra fshatra vijojnë të jenë të izoluar në Qark për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.

 

Vetëm 60% e shkollave kanë nisur procesin mësimor për shkak se nuk janë hapur rrugët.

 

Drejtoria Rajonale e Arsimit Dibër bën të ditur se shkak për mosvijimin e mësimit është bërë jo vetëm bllokimi i rrugëve por edhe mungesa e ngrohjes.

 

Në gjimnazet e Peshkopisë sistemi i kaldajës nuk funksionon siç duhet e për pasojë në njërin gjimnaz mësimi nuk ka vijuar.

 

 

Bashkitë e këtij qarku kanë nisur hapjen e rrugëve të Njësive Administrative, ndërsa fshatrat ende vijojnë të jenë nën pushtetin e dëborës ku trashësia në zonat e thella shkon deri në 1.5 metra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *