Subscribe

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë gjithë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në zonat e thella të Dibrës.

 

Për pasojë rruga kryesore e Njësisë Administrative Selishtë është shembur, duke lënë pa komunikim banorët me qytetin e Peshkopisë.

 

Gjithashtu, raportohet së edhe rruga e fshatit Qaf Murrë është shembur si pasojë e vërshimit të një përroi.

 

Bashkia Dibër ka nisur mjetet për riparimin e shembjeve, ndërsa situata vijon të mbetet e vështirë.

 

Probleme janë shfaqur edhe në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi pasi ka patur rrjedha të shumta të ujit që kanë përfunduar në asfalt, duke u bërë problem për qarkullimin e automjeteve.

 

Kanalet kulluese anësore të kësaj rruge nuk e kanë përballuar sasinë e madhe të ujit i cili vazhdon të rrjedhë në asfalt duke krijuar pellgje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *