Vijon procesi i numërimit edhe në bashkinë e Dibrës.

 

Deri në këto moment janë numëruar 39 nga 101 qendra votimi gjithësej. Sipas të dhënave të KQZ, kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu ka një avantazh të thellë kundrejt tre kandidatëve të tjerë me 6393 vota ose 63.83 %.

 

I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 1969 vota. Dhe me një rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, renditet PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 1616 vota.

 

Dritan Torba nga Lëvizja e re ka marrë vetëm 37 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *