E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dibër, protestë për HEC-in

Një ditë pasi përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë zhvilluan një dëgjesë publike, qindra banorë të luginës së Drinit të Zi u mblodhën në një tubim proteste në qendër të Maqellarës. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit ne fshatin Katund i Ri. Kryetari i shoqatës së Drinit të Zi, tha se pjesa më e madhe e tokave janë të paregjistruara. Protestuesit thane se zyrtarët e Ministrisë se Energjetikes zgjodhën Katundin e Ri për të organizuar dëgjesën, pasi sipas tyre, kjo zone nuk përmbytet. Banorët janë shprehur se nuk do të lejojnë të ndërtohet asgjë, pa u qartësuar me pare situata dhe pa u bere transparenca e plote e projekteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë