E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dibër, protestë kundër TVSH-së

 

Dhjetëra biznesmenë, fermerë dhe blegtorë protestuan mëngjesin e kësaj te shtune përpara prefekturës së Dibrës. Me pankarta në duar, ata i bënë thirrje qeverisë të tërheqë vendimin për vendosjen e TVSH për biznesin e vogël. Sipas tyre, një taksë fikse do të ishte një zgjidhje më e mirë për biznesin e vogël që në Dibër përballet edhe me blerjet me listë të qytetarëve.

 

Shqetësim per dibranet që iu bashkuan protestës së biznesit të vogël është dhe mbyllja e thertoreve, duke i detyruar fermerët të udhëtojnë drejt Lezhës e  Tiranës per ketë shërbim. Në këtë protestë u bënë bashkë edhe fermerët u ankuan se kanë përfituar asnjë subvencion prej 5 vitesh. Tubimi u mbështet edhe nga deputetet e Partisë Demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë