Gjatë 24 orëve të fundit Policia Rrugore Dibër, në bashkëpnuim me njësinë operacionale ka vendosur 72 masa administrative, ndër këto 66 për Organi Administrativ Shtetëror.

 

Sipas policisë nga këto masa rreth 57 drejtues janë ndëshkuar për mos vendosje të rripit të sigurimit, 5 drejtues për xhama të riveshur me qese të zezë, 2 për siguracion e kontroll teknik të përfunduar dhe janë tërhequr 2 leje drejtimi për tejkalim afati.

 

Gjithashtu 6 drejtues të tjerë kanë marrë masë administrative për përdorim celulari.

 

Gjithashtu informacionet nga sektori i  Qarkullimit Rrugor Dibër bëjnë me dije se nga 1 shtatori deri me datë 26 Shtator janë vendosur 986 masa administrative.

 

Nga këto 90 drejtues mjetesh janë dërguar në Organin Administrativ Shtetëror, janë pezulluar 5 leje drejtimi, dhe janë konfiskuar 3 automjete, janë vendosur 50 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit, dhe pjesa tjetër për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *