E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dibër/ Inxhinieri dhe 2 punëtorë miniere humbin kontaktet me familjarët, dyshimet e para

Një inxhinier miniere së bashku me dy punëtorët e tij kanë humbur kontaktet me familjen. Alarmi është ngritur nga vëllai i inxhinierit, i cili tha se ata po punonin në minierën “Balgjaj” në Selishtë para se të shkëputnin kontaktet.

Dyshohet se personat mund të kenë mbetur të bllokuar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Ndërkohë, janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë