E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dibër/ E moshura vdes rrugës për spital, të rinjtë ndihmojnë për të hapur rrugën

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në fshatin Limjan të Njësisë a Kastriot të Dibrës. Një e moshuar e sëmurë, e cila u nis të transportohej për në spitalin Rajonal Dibër, ka humbur jetën gjatë rrugës pasi ishte e bllokuar.

Kanë qenë të rinjtë e fshatit që kanë ndihmuar me lopata për hapjen e rrugës, por ka qenë e pamundur të mundësonin lëvizjen në kohë të fuoristradës për në Peshkopi.

Reklamë

E moshura nuk ka mundur të përballojë edhe të ftohtin e acartë, duke ndërruar jetë pa mbërritur në spital.

Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë.

Më shumë video

Reklamë