E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Vendi

Dibër, dy të proceduar për prerje të paligjshme të pyjeve

Procedohen penalisht kryeinspektori i Mjedisit e Pyjeve të Qarkut Dibër, Përgjegjësi i Sektorit të Policisë Pyjore Bulqizë si dhe 2 Inspektorë të Policisë Pyjore Bulqizë. Shpetim kaja, Dylber Kozi, Ilir Zuna, Astrit Lika punonjës të shërbimit pyjor proceduar për moskallëzim Krimi sepse nuk kanë njoftuar policinë për bllokimin e automjeteve me lëndë drusore. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi këta shtetas nuk kanë informuar Komisariatin e Policisë Bulqizë për konstatimin  me datë 06 shkurt të një  mjeti  “IFA”, të ngarkuar me lëndë drusore  duke konsumuar kështu veprat penale “Moskallëzim i krimit”  dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”. Ndaj drejtuesit të mjetit Bledar Zeneli  ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë