Subscribe

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe prania e dëborës ka sjellë pasoja në frutikulturë.

 

Banorët e fshatrave të Dibrës shprehen per Vizion Plus se dëmet më të mëdha pritet të jenë tek kumbullat dhe molla, të cilat kanë qenë të lulëzuara.

 

Sipas banorëve kjo situatë ndodh prej vitesh për shkak se rriten ndjeshëm temperaturat në ditët e para të Marsit dhe më pas ka reshje debore e ngrica.

 

Banorët shpresojnë që kjo situatë të mos zgjasë pasi dëmet mund të jenë edhe më të mëdha.

 

Dibra njihet për prodhimet në frutikulturë e sidomos në mollë.

 

Në të gjithë Qarkun Dibër janë më shumë se 300 HA tokë të mbjella me mollë të varieteteve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *