E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Dibër, banorët protestë në mbrojtje të monumenteve të kulturës

Banorët e krahinës së Çidhnës në Dibër kanë protestuar në Ujëvarën e Sopanikës  pas masakrës mjedisore në  lumin e Setës, në mbrotje të monumenteve të kulturës.

 

Sipas banorëve në vitin 2002 qeveria shqiptare e ka miratuar grykën e Setës monument kulture ndërkohë që projekti i Setës 4 cënon rëndë shpellën dhe burimin e Sopanikës .

 

Reklamë

Pas dhënies me konçesion të lumit të Setës për shfrytëzim  në vitin 2010 , nga 9 km gjatësi Seta është devijuar nga rrjedha e shtratit të tij në kanale, tubacione dhe tunele duke u shfrytëzuar barbarisht një pasuri kombëtare.

 

Banorët i bëjnë thirrje qeverisë dhe prokurorisë shqiptare të ndalojnë këtë krim të rëndë mjedisor.

 

Në sajë edhe të rezistencës të banorëve të Setës ky burim natyror është mbrojtur me fanatizëm prej tyre duke e konsideruar si pasuri turistike vetëm e këtij vendi por e gjithë shqiptarëve.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë