Dy persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi nën kërcënimin e armës ishin futur në një banesë në fshatin Grykë Nokë dhe kishin marrë një shumë parash.

 

Autorët menjëherë pas grabitjes kanë tentuar të largohen me mjetin e tyre tip “Opel” por janë konstatuar nga policia. Ata kanë braktisur mjetin duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat, por u rrethuan nga ana e uniformave blu në një perimetër të gjerë dhe pas disa orë ndjekjejeje u arrestuan shtetasit M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, të dy banues në Kukës.

 

Ndërsa shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, po nga Kukësi,  sipas policisë kanë mundur të largohen duke marrë me vete edhe shumën e parave të vjedhura.

 

Ata janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen  e tyre. Katër grabitësitë, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.H,  shumën prej 300.000 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *