Subscribe

Tre fshatra janë në konflikt prej 18 vitesh për ujin e pijshëm dhe te vaditjes. Fshati Majtar në njësinë administrative Maqellarë në Dibër, është në konflikt me fshatrat Burim dhe Potgocë. Banorët e fshatit Majtar, thonë se uji që buron në krye të fshatit të tyre është marrë padrejtësisht nga dy fshatrat e tjerë, e për pasojë sipas tyre, nuk ka as ujë të pijshëm e as ujë vaditës. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e instancave shtetërore në mënyrë që të mos shkojnë deri në ekstrem. Nga ana tjetër, banorët shprehen se bashkia Dibër iu ka prerë në bashkëpunim me policisë, tubacionet për ujin e pijshëm, çka e konsiderojnë veprim te njëanshëm, gjë që sipas tyre i bën të njëanshëm. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave deri ne gjetjen e një zgjidhje për situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *