Anëtarët e shoqatës Diaspora 91-19 ANIAP në Itali dhe Shqipëri kanë falenderuar ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ata i kanë drejtuar një letër ministrit, pas nënshkrimit të marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Itali.

“Me këto rreshta që nuk arrijnë të përfaqësojnë gjithë ç’ka ndjejmë në këto momente, ju shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë në emër të të gjithë anëtarëve të Shoqatës Diaspora 91-19 ANIAP (Itali) për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në arritjen e marrëveshjes në fushën e sigurisë sociale midis Italisë dhe Shqipërisë.
Le të vazhdojmë këtë rrugë duke e çuar deri në fund aplikimin e kësaj marrëveshje brenda pak muajve. Çdo dite e humbur krijon një dëm tek bashkatdhetarët tanë. Me këtë rast kemi vlerësuar pozitivisht efikasitetin dhe shpejtësinë në zgjidhjen të problemeve të
shtetit aktual shqiptar.
Ju lutemi që të shprehni mirënjohjen tonë të gjithë punonjësve që kanë kontribuar në këtë rezultat pozitiv duke përfshirë edhe Zonjën Olta Xhaçka”, shkruhet në letrën e tyre.

Ministri Hasani e ka cilësuar marrëveshjen një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet dy palëshe. Ai tha se marrëveshja gjithashtu do të lejojë trajtimin e barabartë të punëtorëve shqiptarë në Itali dhe anasjelltas.

Jam shumë i kënaqur të ndaj me ju lajmin e mirë. Sot nënshkruam marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë. Është një premitm i mbajtur nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama. Për të arritur këtë kemi pasur mbështetjen e Italisë. Dua të falenderoj komunitetin shqiptar që jeton në Itali për këmbënguljen dhe mbështetjen. Kjo marrëveshje garanton dy gjëra të rëndësishme, përfitimin e sigurimeve shoqërore dhe kontributet e akumuluara në Shqipëri dhe Itali si dhe trajtimin e barabartë për të punësuarit dhe të vetëpuënsuarit si në Shqipëri ashtu dhe në Itali”, tha Hasani. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *