Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka shkaktuar një ngërç në ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga BE. Për Kosovën kjo është një temë e mbyllur tashmë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2013, ndërsa për Serbinë marrëveshjet duhen diskutuar dhe zbatuar.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

 PRESIDENT I SERBISE

“Shpresoj që BE ta ketë të qartë se Serbia është e gatshme për kompromis në dialogun me Kosovën dhe Metohinë, por jo për një ultimatum apo mesazhe të njëanshme. Nëse mesazhi për Serbinë është” njih Kosovën dhe nuk do të marrësh asgjë në këmbim” e dini përgjigjen time. Nuk është normale që të nënshkruhen marrëveshjet në Bruksel dhe pastaj të bllokohen përmes rezolutave. E di që do të kemi presion por jemi mësuar tashmë.”

 

Në këto rrethana, Këshilli i punëve të jashtme në BE diskuton këtë të hënë procesin e dialogut ku përfshihet edhe raportimi i të dërguarit të posaçëm Miroslav Lajçak mbi rrjedhën dhe problemet që ka hasur procesi deri më tani.

Pas takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg, Lajçak gjatë kësaj jave pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Sipas zyrtarëve të BE-së, qëllimi i kësaj vizite do të jetë zhbllokimi i temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

BE ka përsëritur se Kosova, me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, ka marrë përsipër detyrimet për krijimin e Asociacionit dhe tani i duhet të paraqesë propozime se si do të bëhet kjo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *