E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Dialogu me Serbinë/ Thaçi pret në zyrën e tij, kryeministrin Hoti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka pritur në zyrën e tij kryeministrin Avdullah Hoti, takimi i tyre i parë që kur hoti mori detyrën e kryeministrit.

Dy liderët biseduan për dialogun Kosove-Serbi, dhe se kush do të përfaqësojnë Kosovën në tryezën e dialogut.

Pjesë e axhendës së takimit ka qene edhe vizita e të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak në Prishtinë.

Lajcak do të qëndrojë në prishtinë deri të enjten dhe pritet të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, përfaqësuesit e partive politike dhe bashkësinë ndërkombëtare,  lidhur me rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Por Lajcak, mesa duket nuk do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit pas takimit me kryeministrin Hoti, deklaroi se nuk ka një informacion zyrtar për vizitën e te derguarit te BE.

Më shumë video