Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur konsultimet me opozitën për të qartësuar mënyrën se si do të vijojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa njohja reciproke mbetet qëllimi final. Takimet nisën me kryetarin e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili theksoi nevojën që Washingtoni të përfshihet në proces.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYETAR I AAK

“Ndihet një mungesë e prezencës së SHBA në dialog, kjo është një situatë jo e mirë për ne, e prish balancën e interesave të Kosovës në dialog prandaj do të ishte shumë me dobi që presidenti Biden të ngarkojë dikë që të përfaqësojë amerikën në këtë proces. Ka një konfuzion në axhendë, disa zhvillime prezantohen si pjesë e procesit të Berlinit.”

 

Ish kryeministri Haradinaj ngriti sërish pikëpyetje për Albin Kurtin, nëse është agjent i Serbisë dhe nuk mund të mborjë interesat e vendit.\

 

“Kryeministri Kurti ka gjithë të drejtën e botës që ti thotë BE se i vetmi vend i cili duhet të dekriminalizohet është Serbia, tendenca për tiu larguar luftës për liri është gabim. Ka paqartësi. Hetojmë në vazhdimësi një lloj ikje prej faktit që Kosova ka bërë luftë për tu cliruar dhe nuk mund të barazohet me vendet e tjera të Ballkanit për kriminelë lufte. Kosova për më tepër, ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare.”

 

Ramush Haradinaj gjithashtu deklaroi se peshën kryesore të përfaqësimit të axhendës në procesin e dialogut, e ka Miroslav Lajcak, por përfaqësimi i diplomatit sllovak, është shumë i ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *