Subscribe

Faktori ndërkombëtar pret nga kryeministri i Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të rifillojë dialogun e ndërprerë me Beogradin zyrtar për arritjen e një marrëveshjeje.

 

Ndaj, ky dialog është “kryefjala” e platformave të kandidatëve për në garë.

Vjosa Osmani e lidhjes demokratike te Kosovës ka deklaruar se ndryshimi i kufijve nuk do të jetë kurrë në axhendë dhe se dialogu do të jetë në duart e saj.

 

Albin Kurti, kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se do të jete ai qe do te drejtoje dialogun si kryeministër I ardhshën, ndërsa vjosa osmani do të drejtojë kuvendin.

 

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit të partisë së tij Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga Partisë Socialdemokrate, vijot të mbetet stoik për taksën ndaj produkteve serbe.

 

Ndërsa Fatmir Limaj, kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, k deklaruar se do të negociojë taksën.

 

Ndryshe nga të gjithë kandidatët e tjerë, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ende nuk ka folur për qasjen që do ta ketë ndaj dialogut me Serbinë dhe është fokusuar deri tani në cështjet ekonomike dhe sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *