Subscribe

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian ka vizituar sot Kosovën në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, ku është takuar me kryenegociatorin, Besnik Bislimi dhe kryeministrin, Albin Kurti.

 

Pas bisedimeve, Lajçak është pyetur për qëndrimin e BE-së mbi modelin kroat të pakicave, nëse mund të funksionojë edhe në Kosovë.

 

“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së, dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”.

 

Përfaqësuesi i BE-së njoftoi se do të shkojë në veri të Kosovës, për të takuar edhe përfaqësuesit lokalë atje.

 

“Mund të kemi normalizim ose konfrontim dhe ne duam të fokusohemi tërësisht në normalizim, prandaj duam të evitojmë çdo përshkallëzim ose konfrontim. Nuk është në interesin e askujt.. Po shkoj në Veri dhe padyshim që më intereson edhe të takojë kryetarin e Mitrovicës së Jugut dhe të shoh perspektivën e tij për situatën.

 

Lajçak po ashtu, theksoi se fokusi i vizitës është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *