Kryeministri ne detyre i Kosoves Albin Kurti ka zhvilluar nje bisede telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron. Sic informon zyra e Kurtit, pervec pandemise se koronavirusit ne fokus te bisedes ishte heqja e takses dhe rifillimi i dialogut me Serbine.
NJOFTIM I QEVERISE SE KOSOVES
Presidenti Emmanuel Macron shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai premtoi rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut. Ky do të jetë, sipas tij, edhe synimi i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura.
Kreu i qeverise se Kosoves theksoi ne biseden e tij se pas kalimit te pandemise rruga e vetme jane zgjedhjet ne Kosove.
NJOFTIM I QEVERISE SE KOSOVES
Albin Kurti nënvizoi se zbrazëtira e krijuar nga ky mocion nuk mund të mbushet, as kriza politike nuk mund të tejkalohet, veçse nëpërmjet zgjedhjeve të reja, e vetmja mënyrë legjitime për vënien në jetë të një qeverie të re. Çdo përpjekje tjetër për të prodhuar ndryshe ndonjë qeveri në gjendjen aktuale të gjërave do të kalojë përmes rrugës antikushtetuese.
Kurti shtoi se roli i Frances eshte i pazevendesueshem.
NJOFTIM I QEVERISE SE KOSOVES
Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë ontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Me heret shefi i qeverise ne detyre përmes një letre dërguar Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák, ka shprehur përkushtimin e qeverisë qe ai drejton për rifillim të dialogut dhe arritjen e një marrëveshje me serbine, ku beri te qarte se kosova nuk ka nevoje as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ripercaktimin e kufijve.