E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 11 minuta më parë
Video · Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi rinis në 12 korrik, Hoti dhe Vuçiç në Bruksel

Prishtina dhe Beogradi do ti rikthehen tryezës së bisedimeve në Bruksel më 12 korrik, duke shënuar kështu rinisjen e dialogut me ndërmjetësimin e BE i cili u ndërpre dy vjet më parë. Pas debateve mbi kryesuesin e delegacionit kosovar, Zëdhënësi i unionit për politikën e jashtme, Piter Stano bëri të ditur se Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti.

PETER STANO

ZEDHENES I BE PER PUNET E JASHTME

Reklamë

“Mund të konfirmoj se këtë të dielë, më 12 korrik kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Alexandër Vucic do të vijnë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë, të ndërmjetësuar nga BE. Ky do të jetë takimi i parë për dialogun që nga nëntori i vitit 2018. Të dyja palët do të priten nga përfaqësuesi i lartë Josef Borrel si dhe i dërguari special pë dialogun, Miroslav Lajcak.”

Stano shtoi se në këtë takim do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura me synim normalizimin e marrdhënieve mes dy vendeve.

Ndërkaq më 10 korrik, do të zhvillohet një samit virtual mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kosova dhe Serbia presin edhe nje date per takimin e anuluar ne uashington, per shkak te akuzave  per krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaci.

Më shumë video

Reklamë