Në Bruksel u zhvillua takimi i dytë në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe cështjen e pazgjidhur të të zhvendosurve. Përfaqësuesi special për dialogun, Miroslav Lajcak ka deklaruar se është bërë progres.

MIROSLAV LAJCAK

I DEGUARI SPECIAL PER DIALOGUN

“Takimi i sotëm i nivelit të ekspertëve të Dialogut Beograd-Prishtinë ishte një hap tjetër i rëndësishëm në proces drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht detyruese për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Puna jonë do të vazhdojë në fund të gushtit.”

Kosova këmbëngul në qëndrimin e saj për shmangien e cështjeve teknike, duke kërkuar marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. Por Beogradi Zyrtar ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Hoti në parlament se ka nisur draftimi i marrëveshjes përfundimtare.

ALEXANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

“Ne nuk dimë asgjë për këtë, duam të negociojmë për temat që janë në tryezë. Kërkojmë  bisedime serioze, konkrete, por nëse dikush mendon se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe të mos marrim asgjë, kjo është rruga e gabuar që nuk do të na çojë askund.”

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *