Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell, në një komunikim të ndarë me dy lidërët presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksadar Vuçiç, ka diskutuara në lidhej me dialogun mes këtyre dy vendeve.

 

Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në arritjen e një marëveshjeje ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

Përmes një posrtimi në rrjetin social presidenti i Kosovës, ka thënë se të dyja palët janë pajtuar për hapa të koordinuar në të ardhmen.

 

“Ne jemi pajtuar për hapa të koordinuar në të ardhmen. Mbështetja amerikane ka qenë dhe vazhdon të jetë jetike për perspektivën euro-atlantike të Kosovës”.

 

Ndërkohë, Zyra e Presidentit të Serbisë, ka njoftuar se gjatë bisedës telefonike në mes të Mitchell dhe Vuçiç është konstatuar se SHBA-ja i ofron mbështetje të plotë dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe për shpresën e arritjes së zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe afatgjate.

 

Sipas kësaj Zyre, presidenti serb i ka thënë ndihmëssekretarit Mithcell, se konsideron që mjaft vështirë do të mund të arrihet deri te një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por që do të vazhdojë të investojë përpjekjet maksimale për arritjen e një stabiliteti të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *