Rikthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve këtë të dielë, edhe pse virtualisht, ka rezultuar i suksesshëm. I dërguari special i Brukselit për dialogun, Miroslav Lajcak në një konferencë për shtyp pas përfundimit të video-konferencës, bëri të ditur se palët i kanë tejkaluar pengesat kryesore për rinisjen e dialogut.

MIROSLAV LAJCAK

I DERGUARI SPECIAL I BE PER DIALOGUN

“Jam i lumtur të them se pas samitit të Parisit dhe takimit të sotëm, dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është në rrugën e duhur, pas 18 muajsh. Ne ramë dakort për elementët kryesorë të procesit si dhe vendosëm axhendën e takimit të ardhshëm që do të zhvilliohet personalisht, të enjten më 16 korrik, në Bruksel.”

Ndërkohë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josef Borrel vendosi theksin në angazhimin e plotë politik të të dyja palëve duke nënvizuar se procesi i dialogut nuk ka qënë ndonjëherë i lehtë.

Takimi virtual i Brukselit shënon rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE pasi u ndërpre në muajin nëntor të vitit 2018. Qeveria e athëershme haradinaj vendosi taksën 100 % ndaj mallrave serbe, një vendim që u shfuqizua nga qeveria Kurti dhe u zëvendësua nga masa e reciprocitetit. Edhe ky vendim u shfuqizua nga qeveria Hoti, duke hequr kështu të gjitha pengesat për rikthimin në tryezën e bisedimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *