E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, ja kush do ta udhëheqë

Procesi i dialogut Kosovë Serbi, pritet që në fillim të vitit të futet në një tjetër fazë të rëndësishme.

 

Reklamë

Kosova ka formuar edhe një Ekip negociator për dialogun me Serbinë, për fazën finale të këtij procesi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dialogu ndërmjet dy vendeve, deri më tani është udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.

 

Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë, se nuk janë qartësuar mirë kompetencat se kush do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës.

 

Sipas saj, pavarësisht se në ligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet që delegacioni shtetëror është ai që flet në emër të Kosovës, i cili merr vendimet, gjithsesi presidenti i ka kompetencat e tij kushtetuese dhe me këtë ligj nuk mund të ndryshohet hierarkia institucionale.

 

Kurse, drejtori i organizatës Demokraci për Zhvillim (D4D), Shpend Emini, mendon se themelimi i Ekipit negociator, është vetëm një veprim simbolik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë