Përfaqësuesja e larte e politikes se jashtme te BE-se Federika Mogerini gjate viztes se saj ne Beograd i është drejtuar me nje fjalim parlamentit te Serbise, por ne seance nuk munguan incidentet. Deputetet e partise opozitare radikale te Sheshilit si edhe te grupimit Dveri kane protestuar përgjatë fjalimit te saj, duke bere zhurme e duke mbajtur parulla ne duar.
Mogerini hyri ne sallën e parlamentit e shoqeruar nga kryeministri dhe kandidati per president Vuçiç, e pritur nga duartrokitjet e shumicës se deputeteve. Me pas, deputetet radikale nisen koret e tyre: Serbia, Rusia, ne nuk kemi nevoje per BE-ne, duke përplasur duart ne tavolinat perpara tyre përgjatë gjithe fjalimit. Mogerini, e cila e nisi fjalimin duke thënë mirëdita ne serbisht, vijoi me mesazhet e saj, duke bere apel per vijimin e dialogut me Prishtinën dhe per normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ajo madje ka komentuar dy here ndaj protestës se radikaleve, duke u thene se nuk ishte aspak e lodhur dhe se duhej qe ata te kurseheshin per fushatën elektorale.
Me pas ne konferencën e përbashkët me Mogherinin, kryeministri Vuçiç shprehu keqardhjen per incidentin ne parlament. Shefja e politikes se jashtme ne BE tha se vendi i Serbisë është ne BE.
Federica Mogherini: BE jo vetëm qe është e angazhuar ta ketë te hapur derën ndaj Serbisë si vend qe do jete pjese e unionit, por pret me padurim t’u mirëpresë ju ne familje. Këto dy vite kemi bere shume pune e kemi arritur rezultate.
Aleksander Vuçiç: Serbia është ne rrugën europiane dhe mbetet e vendosur per kete. Bashkimi Europian është destinacioni me i rëndësishëm per Serbinë dhe raportet tona do te përmirësohen.
Gjate konferencës, Vuçiç foli edhe per zhvillimet e fundit ne rajon.





