E diel, 27 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Serial Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Dialogoni për dinarin”, DASH: Kosova dhe Serbia të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë mbi përjashtimin e dinarit serb nga përdorimi, duhet të vazhdojnë me urgjencë.

I pyetur nga mediat, një zëdhënës i DASH ka përsëritur se dialogu i ndërmjetësuar nga bashkimi europian është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Edhe i dërguari i BE, Miroslav Lajcak deklaroi pas takimeve të një dite më parë, se ka shumë pikëpyetje politike për çështjen, prandaj është i nevojshëm vazhdimi i bisedimeve.

BE dhe SHBA nuk kanë vënë në diskutim rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, por kërkojnë mundësi për ndikim sa më të vogël në jetën e përditshme të shumicës serbe që jeton në veri. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh