Vetëm 25% e nevojave për gjak në vendin tonë plotësohen nga dhurimet vullnetare, ndërsa pjesa tjetër me anë të sasisë që japin familjarë të pacientëve në raste të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Edhe pse në nivele të ulëta, ky vit ka regjistruar rritje të dhurimeve vullnetare.
MIRELA SPAHIU
QENDRA KOMBETARE E TRANSFUZIONIT TE GJAKUT
“Numri i vullnetarëvë dhurues të gjakut është në rritje. Janë rreth 600 fëmijë talasemikë që kanë nevojë për gjak, që këmi arritur ta menaxhojmë. ndërsa sa i përket kategorizimit, dhurmiet famlijare mbajnë peshën kryesore.”
Nevojat për gjak janë në çdo ditë të vitit, por në 14 qershor ditën botërore te dhuruesve të gjakut, të gjithë bëhen bashkë për të dhënë një mesazh. Edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri janë ndërgjegjësuar në këtë ditë.
MAREK URBAN
AMBASADOR I ÇEKISE NE TIRANE
“Është hera e parë që dhuroj gjak në Shqipëri, por në vendin tim e bëj shpesh këtë gjë.”
Edhe në qytetet e tjera qytetarët kanë dhuruar vullnetarisht gjak.
Në verë nevojat për gjak rriten, ndaj specialistët bëjnë apel për më shumë dhurime vullnetare në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të të gjithë atyre që kanë nevojë.