Subscribe

Nuk dihet sa para mund te ketë mbledhur një mësues nga zarfet e dhuruara për 7 mars. Por ajo qe është e sigurt është se ky gjest konsiderohet korrupsion dhe te dy palëve mësues-prindër, u kushton shtrenjte. Sipas nenit 244 te kodit penal, kjo vepër dënohet me 6 muaj deri 3 vjet burg ose me gjobe nga 300 mije deri ne 3 milion leke. Po perse prindërit bëjnë shpenzime të tilla? Ata tregojnë se kjo është rruga me e shkurtër per bërjen e një dhurate edhe pse këmbëngulin se ato nuk kërkohen nga mësuesit. Krahas pjesës ligjore, kjo forme dhurate nuk është edukative per fëmijët. Psikologet bëjnë përgjegjës prindërit, te cilët u ofrojnë fëmijëve modele te dëmshme per jetën e tyre. Dhuratat e diferencuara mund te ndryshojnë sjelljen dhe gjykimin e mësuesve per fëmijët, prindërit e te cilëve u kane dhënë shume leke apo sende te shtrenjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *