E veshur njësoj me mami Xhensilën, Ajka, festoi 2 vjetorin e lindjes në një festë të organizuar nga të dy prindërit e saj.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë shpërndarë pamjet nga momentet e bukura të ditëlindjes së Ajkes e cila na ka lumturuar me pajmen e saj ëngjëllore dhe fustanin e vogël ngjyrë rozë.

Normalisht në një ditëlindje nuk mund të mungojnë dhuratat ku këtë vit Ajka mori sërish një qenush të vogël  të llojit Pomerian.

Edhe vitin e kaluar Besi dhe Xhensila I dhuaruan qenushin e parë vajzës së tyre, por me sa duket këngëtarja I ka pak frikë kafshët dhe kanë vendosur të marrin një më të vogël për shtëpinë e tyre dhe për ti bërë shoqëri Ajkes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *