Subscribe

Kryebashkiaku  i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë. Duke falënderuar donatorët për mbështetjen, Veliaj u kishte nje porosi edhe per te vegjlit te cilëve u tha që të mësojnë shumë në mënyrë që të bëhen qytetarë të denjë.

 

“Ëndrra ime më e madhe është të kem si dhuratë nga ju, që në vitin 2019 të dilni të gjithë të shkëlqyer në mësime. Nëse secili prej jush lufton fort, respekton shokun, respekton familjen e tij, mban pastër qytetin, thotë “Të lutem; Faleminderit”, atëherë e gjithë Tirana është më e mirë. Nëse fillojmë që sot siç e kemi nisur këtu, që nuk dalim më në rrugë të lypim, nuk shkojmë të mbledhim plehra, nuk humbasim orët e mësimit, por të gjithë siç e kemi nisur mbarë, fokusohemi që të mësojmë fort, ta duam familjen dhe njëri-tjetrin, atëherë Tirana do të jetë qyteti më i mirë në Europë”

 

Ne qendrën sociale te Shkozës jane vendosur femije nga zonat periferike te kryeqytetit.

 

 “Gjithmonë kam thënë: Po, Tirana do të zhvillohet, por ama askush nuk do ngelet pas dhe fakti që këtu është krijuar një komunitet fantastik e nuk ka rëndësi se çfarë jemi ne, romë apo egjiptianë, komunitete të tjera, ne jetojmë të gjithë bashkë. Kemi krijuar një hapësirë ku respektojmë njëri-tjetrin, e mbajmë pastër, ku jetohet me më shumë dinjitet, në shtëpi më të mira dhe jo në kasolle te Bregu i Lumit, kemi arritur këtë histori suksesi”

 

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se qendrat sociale do të jenë në shërbim të njerëzve në nevojë edhe gjatë ditëve të festave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *