Miliarderja më e vogël në botë, Kylie Jenner festoi 22-vjetorin e lindjes gjatë gjithë kësaj jave. Ajo zgjodhi Italinë që të festojë këtë vit me familjarë, miq dhe sigurisht bashkëshortin e vajzën e saj.

 

Pa dyshim që dhuratën më të bukur ia ka bërë bashkëshorti i saj, Travis Scott. Me anë të postimeve në Instagram, Kylie zbuloi se festa po shkon mirë dhe reperi e surprizoi me një varëse të mbushur me diamantë.

 

Travis u sigurua që varësja të kishte formën e linjës së saj kozmetike, Kylie Cosmetics. Duke marrë parasysh gurët e diamantit dhe modelin e personalizuar, të gjithëve ia merr mendja se dhurata ka kushtuar miliona dollarë…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *