Selena Gomez njihet për shumë talente,  e vlerësuar si këngëtare, aktore, producente, aktiviste dhe një ikonë mode. Ajo sapo festoi 25 vjetorin e saj dhe shumë personazhe të famshëm bëjnë festa gjigande ditëlindjesh, por ajo nuk është si të gjithë.

 

 

Selena mblodhi miqtë e saj të afërt dhe u mjaftua me një tortë e disa tullumbace. Ajo postoi këtë foto në Instagram, ku shkroi: “Faleminderit për dashurinë që më keni dhuruar. Shumë prej jush se kuptoni sa shumë rëndësi keni për mua. Ju dua! Mendoj se mosha 25, do të jetë epike.”

 

 

Ndërsa në foton e dytë ajo shkroi: “ Njerëzit e mi”. Si një dhuratë për ditëlindje ajo i kërkoi njerëzve që të bënin donacion për të ndihmuar kërkimet për sëmundjen e lupusit. Vërtet një artiste me vlera Selena!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *