E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 01:00 Në vijim ora 01:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunuan tre anëtarë të së njëjtës familje, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, F.L 39-vjeç dhe R.L 45-vjeç të cilët akuzohen se kanë dhunuar fizikisht tre anëtarë të së njëjtës familje.

Bëhet me dije se dy vëllezërit kanë dhunuar një 26-vjeçar E.A dhe dy prindërit e tij , N. A., 59 vjeçe, dhe B. A., 62 vjeç

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit F. L., 39 vjeç, dhe R. L., 45 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.

Reklamë

Këta shtetas, më datë 17.08.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur rëndë shtetasit E. A., 26 vjeç, N. A., 59 vjeçe, dhe B. A., 62 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë