Policia arrestoi në pikën kufitare të Morinës, dy nga personat e përfshirë në ngjarjen që mund të kishte patur një fund tragjik në Llakatund të Llorës.

 

Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi të dy nga Kosova i vune zjarrin shtëpise se 70-vjeçares Lutfie Fanaj, së bashku me ish-dhëndërrin e kësaj familjeje, Haki Bajrami.

 

Ky i fundit, tentoi të digjte të gjallë brenda shtëpisë, jo vetëm ish vjehrrën e tij, por edhe nipin e saj, 14 vjeç.

 

Nga zjarri përfunduan në spital Lutfie Fanaj dhe nipi i saj.

 

Ndërkohë, policia ende nuk ka arritur të kapë autorin kryesor të kësaj ngjarjeje, haki bajramin i cili tenoi te hakmerrej per divorcin e dy muajve me pare nga vajza e familjes Fanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *